Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi në dalje për mediat se është në komunikim me kompaninë Aleat në lidhje me vlefshmërinë e kartave të identitetit. Ai shtoi se asnjë shqiptar nuk do të mbetet pa votuar në rast se ka vullnetin e mirë për të marrë pjesë në zgjedhje.
Në lidhje me masat anti-COVID të shkelura nga vetë zyrtarët e partive të ndryshme politike, Çuçi theksoi se askush nuk do tolerohet pasi nuk bëhet fjalë vetëm për zbatimin e ligjit por edhe për ruajtjen e shëndetit.
“Me kompaninë Aleat ashtu si në vazhdim po bëjmë përpjekjet që shtetasit të kenë një dokument të vlefshëm. Ne jemi në bashkëpunim dhe në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë ashtu si kemi qenë sot për shtyrje të afatit. Çdo gjë është nën kontroll. Asnjë shqiptar nuk do të mbetet pa votuar nëse ka vullnetin për të votuar. Janë çështje të organeve ligjzbatuese.
Askush nuk do tolerohet për shkeljen e protokolleve që duhen zbatuar për situatën e pandemisë. Pa diskutim që është zbatimi i çdo rregulli në lidhje me këtë gjë. I bëj thirrje partive politike të zbatojnë rregullat. Është çështje që lidhet drejtpërdrejtë me shëndetin e tyre”, tha ai./mv.abcnews.al