Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK liron nga qelia ish-shefin e logjistikës së “Burgut 313”, Florin Ahmetaj

schedule11:47 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:47 - 22 Shkurt, 2021

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka liruar nga qelia ish-shefin e logjistikës së “Burgut 313”, Florin Ahmetaj, i arrestuar disa muaj më parë për korrupsion. Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut Edurat Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.

Lexo edhe: SPAK mbyll hetimet: Për çfarë akuzohet ish-drejtori i burgut 313

Personat e përmendur më sipër akuzohen nga Prokuroria e Posaçme dhe u vunë në pranga për korrupsion. Sipas SPAK, drejtori dhe vartësi i tij i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për ti dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan.

Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!