Natti Natasha do të bëhet nënë për herë të parë. Këngëtarja e hitit “Criminal” zbuloi se është në pritje të ëmbël gjatë performancës së saj në Premio Lo Nuestro. Ajo u ngjit në skenë për të interpretuar këngën e saj “Antes Que Salga El Sol”, ku shfaqej e veshur me një jumpsuit, duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur ndërsa këndonte.
Natti u shpreh për “People Espanol” se ajo dhe i fejuari i saj, menaxheri i muzikës Rafael Pina, mendonin se ishte koha e duhur për të provuar për një fëmijë. Ajo tregoi se për shkak të një operacioni për heqjen e një tubi fallopian, iu nënshtrua trajtimit IVF.
“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur. Unë do të jem nënë. Unë kurrë nuk kam qenë në një humor kaq të mirë në jetën time”, tha Natti për People. Ndërkohë, këngëtarja latine ka realizuar një set fotografik, ku krahas shkruan. “Një provë tjetër që gratë janë luftëtare dhe kur Zoti thotë PO nuk ka asgjë që të pengon. Lumturia që ndjej në zemër është e pafundme.” /abcnews.al
View this post on Instagram