Interi “çmonton” Milanin në derbin e javës së 23-të të Serie A. Lautaro shënoi në pjesën e parë dhe është sërish “El Toro”, që tund rrjetën dhe vulos fitoren e zikaltërve.
Argjentinasi finalizoi me sukses një aksion shumë të bukur të skuadrës së tij, të nisur nga Lukaku e Hakimi, teksa mbrojtja e Milanit nuk mundi të bëjë asgjë.
https://streamable.com/3o51h3
Një gol i rëndë ky, që i jep fitoren dhe e ndihmon Interin të ruajë kreun e renditjes. Pak minuta më pas, në të 66-tën edhe Lukaku e vendosi veten në listën e golashënuesve dhe i dha goditjen finale Milanit, që mendon vetëm të mbyllë këtë ndeshje. /abcnews.al

