Novak Djokovic është mbreti i Australian Open. Serbi mundi rusin Daniil Medvedev në finale me shifrat e pastra 3-0 me sete: 7-5, 6-2, 6-2. Seti i parë ishte i vetmi i luftuar dhe më i gjati.
???????? ?? ?????????
The moment @DjokerNole claims his 9th #AusOpen title.#AO2021 pic.twitter.com/2sQVBGF0Wv
— #AusOpen (@AustralianOpen) February 21, 2021
Djokovic iu deshën 42 minuta për të mundur Medvedev me shifrat 7-5 dhe hapur rrugën e triumfit. Fitore e madhe e serbit, që në këtë turne nuk iu desh të luftonte me Nadal, i cili e mundi në finalen e fundit.
Congratulations @DjokerNole https://t.co/ABe5k01TeD
— Shivam Shandilya (@iamshivam09) February 21, 2021
Spanjolli u eliminua në çerekfinale nga greku Tsitsipas dhe i hapi rrugën Djokovic të shkonte i qetë drejt fitores për herë të nëntë të Australian Open dhe merituar nofkën si “mbreti” i fushës blu. Me këtë triumf, Djokovic e çon në 18 numrin e Grand Slam-eve të fituara. /abcnews.al