Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar sërish në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit rezulton se janë konfirmuar pozitiv me Covid 1 424 raste të reja dhe kanë humbur jetën 23 pacientë.
Ndërkohë në të gjithë vendin janë shtruar në spital 247 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid 178 918 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 6 272 pacientë.
Ndër të tjera mësohet se numri më i lartë i të infektuarve me Covid është tek meshkujt në krahasim me femrat. /abcnews.al


