Në rrethin e Kolonjës situata sa i takon pandemisë është e rëndë. Sipas të dhënave aktualisht në të gjithë rrethin e Kolonjës janë 92 persona aktivë me koronavirus.
Bëhet fjalë për raste jo vetëm në qytetin e Ersekës, por edhe në fshatrat përreth.
Ndërkohë, që situata është serioze, qytetarët nuk i respektojnë masat. Ata që neglizhojnë më së shumti janë moshat e reja.
“Këta që janë të infektuar duhet të rrinë në shtëpi”, thotë një qytetar.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj ishte sot në Ersekë, ku ka parë nga afër situatën. Vihet re se në terren nuk ka asnjë punonjës policie për të monitoruar respektimin e masave ant-Covid që janë në fuqi. g.v/abcnews.al