Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri Pique-Griezmann te Barcelona, Koeman i jep fund kësaj çështje

schedule21:58 - 20 Shkurt, 2021

schedule 21:58 - 20 Shkurt, 2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u shfaq pak momente më parë përballë gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit me Cadiz. Holandezi u ndal më shumë tek humbja në Champions League me PSG-në si dhe komentoi në fund dhe sherrin e ndodhur mes Gerard Pique e Antoine Griezmann.

HUMBJA NË CHAMPIONS – “Pas një humbjeje është mirë që të kemi një ndeshje menjëherë për të treguar vlerat tona. Ne kemi një histori të mirë në La Liga. E pranojmë atë që na ka ndodhur, por duhet të reagojmë. Duhet të analizojmë dështimet tona dhe të përmirësohemi. Kemi humbur shumë topa dhe duhet të jemi më këmbëngulës. Shpresoj që ekipi të luajë mirë, të fitojë ndeshjen dhe besimin e munguar”.

 

SITUATA E BARCELONËS – “Ne jemi ende në tre kompetivione. Në Champions është disi e komplikuar, ndërsa në Kupë mund ta përmbysim me pak fat. Mendoj se mund të kalojmë në fazën tjetër. Në LaLiga varemi nga vetja jonë. Ne jemi Barça, kemi lojtarë të mirë dhe duhet të vendosim gjërat në vendin e tyre”.

KUPA OBJEKTIVI KRYESOR? – “Jo, është ndeshaj e radhës. Para Sevillas kemi tre duele të tjera. E nesërmja është e rëndësishe, pastaj kemi Elchen të mërkurën. Qëllimi është të fitojmë çdo lojë. Për sa i përket komenteve nga jashtë nuk më interesojnë. Unë duhet të përgatis ekipin dhe për të rikthyer Barcelonën aty ku i takon. La Liga vazhdon të mbetet një nga kampionatet më të fortë dhe niveli këtu vazhdon të mbetet i lartë”.

 

SHERRI PIQUE-GRIEZMANN – “Gjatë një ndeshje ka shumë tension dhe zënka ndodhin. Është mirë kur lojtarët reagojnë. Nuk kam asnjë problem me sherret që mund të ndodhin në lojë, por ato duhen të mbeten aty. As lojtarët e qetë nuk më pëlqejnë. Ndërkohë, Gerard është mirë dhe është në dispozicion për nesër kundër Cadiz”, përfundon Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!