Si të hiqni njollat e kafesë nga tapeti dhe divani

schedule10:12 - 20 Shkurt, 2021

schedule 10:12 - 20 Shkurt, 2021

Përpara se të filloni të qani pas derdhjes së një filxhani kafeje, mësoni njëherë e mirë se njolla e kafesë nuk është e përhershme, nëse dini si ta hiqni dhe veproni menjëherë. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë dy mënyra të thjeshta sesi mund t’i hiqni njollat e kafesë nga divani apo tapeti.

Si të hiqni njollat e kafesë nga tapeti

Çfarë do t’ju duhet:

  • Detergjent
  • Uthull
  • Ujë të ngrohtë
  • Një leckë për heqjen e njollave
  • Një furçë dhëmbësh

Nëse kafja juaj derdhet në tapetin tuaj me ngjyrë të çelët, mos u shqetësoni. Në vend të kësaj, veproni menjëherë. Ekzistojnë disa metoda për të hequr njollat në tapet, duke përfshirë, uthullën, detergjentin e enëve ose peroksid hidrogjeni. Por sigurohuni që të filloni pastrimin me leckë ose letër të thatë. Është e rëndësishme të mos e fërkoni vendin, pasi mund të përhapni pa dashje njollën.

Si të hiqni njollat e kafesë nga divani

Çfarë do t’ju duhet:

  • Letër e thatë ose leckë
  • Detergjent i lëngshëm i rrobave
  • Uthull

Filloni të pastroni njollën me letër të thatë ose leckë. Sigurohuni që të shmangni fërkimet sepse mund ta dëmtoni tapetin. Bëni një tretësirë, duke përzier detergjentin e rrobave, një lugë gjelle uthull dhe një filxhan ujë. Duke përdorur leckën fshijeni tretësirën e hedhur në parë mbi njollë. Përsëriteni procesin derisa njolla të hiqet plotësisht./e.b-abcnews.al