“Të vdesësh për mua”, këngëtarja e njohur kërkon të arrestohet personi që e përndiqte

schedule08:17 - 20 Shkurt, 2021

schedule 08:17 - 20 Shkurt, 2021

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, për një kohë të gjatë ka qenë e shqetësuar nga një person. Ky i fundit e ka frikësuar këngëtaren, duke e përndjekur vazhdimisht në shtëpinë e saj në Los Angelos.

Ajo tashmë ka kërkuar urdhër ndalimi kundër John Hearle, i cili ka thënë se ka qenë duke për kamping afër shtëpisë së saj.

19-vjeçarja ka deklaruar se është e shqetësuar nga ai, pasi përpos përndjekjes, ai i dërgon edhe letra të çuditshme.

“Ti nuk mund të arrish atë çfarë dëshiron, derisa ajo çka dëshiron është të vdesësh për mua”, ka qenë njëri shkrim i John sipas Billie.

Këngëtarja po ashtu është frikësuar edhe për veten, përfshirë familjarët me të cilët jeton./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!