Kim Kardashian paraqet kërkesën për divorc nga Kanye West, çfarë do të ndodhë me kujdestarinë e fëmijëve

schedule22:03 - 19 Shkurt, 2021

schedule 22:03 - 19 Shkurt, 2021

Ylli televiziv, Kim Kardashian thuhet se ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Kanye West duke konfirmuar kështu zërat që qarkullojnë prej disa muajsh. 40-vjeçarja ka paraqitur dokumentet sot, përmes avokates të saj Laura Wasser.

Sipas mediave ndërkombëtare, Kim ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të tyre të vegjël North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kim dhe Kanye u martuan në maj të vitit 2014 në Itali pasi ishin bërë prindër të vajzës së tyre të madhe North.

Kujtojmë që Kanye nuk është fotografuar me fëmijët që nga vjeshta; besohet se Kim dhe Kanye u ndanë në tetor pas festës së saj të 40-vjetorit të ditëlindjes. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!