Një deklaratë që Arta Bajrami bëri pak ditë më parë për Rita Orën ka shkaktuar polemika në rrjet. Këngëtarja ironizoi artistët e estradës shqiptare përmes këngës së Rita Orës, “Big” , e cila u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar dhe e pesta në botë.
Ajo vinte në pah se si është e mundur që kënga më e re e Ritës nuk kishte marrë as një milion klikime dhe kishte arritur patur sukses në top listat britanike, ndërkohë që artistët e tregut muzikor shqiptar e arrinin këtë shifër brenda 24 orëve.
Për shkak të keqkuptimeve, Arta është detyruar të japë një sqarim, ku shpjegon se deklatata e saj ndaj Orës “E paske marrë veten në qafë”, nuk ishte për qëllim për të kritikuar këngëtaren por në fakt vinte në dyshim statistikat e klikimeve të artistëve në tregun muzikor shqiptar.
View this post on Instagram
“Çfarë të bëj unë tani? T’u shpjegoj njerëzve se çfarë është SARKAZMA? Po të dëshiroja t’u jap shkollë njerëzve, do isha bërë mësuese e jo këngetare. Kaq nga unë për këtë temë dhe siç thotë populli “kush është bektesh e merr vesh”. Sepse në këtë vend, në këtë shoqëri, në këtë mentalitet, mëkati më i madh është të thuash të vërteten, ose të zbulosh gënjeshtrën.”, shkruan ndër të tjera Arta. /abcnews.al