Dy vite më parë, Elita Rudi dhe Gjiko mirëpritën fëmijën e tyre të parë, që e pagëzuan me emrin e veçantë Zëri. Tashmë ai bën dy vjeç dhe për këtë përvjetor, një festë e këndshme për vogëlushin është organizuar në ambientet e kopshtit.
Zëri erdhi në jetë me 20 Shkurt, por duke qenë se kjo datë i bie gjatë fundjavës, edukatoret e kopshtit dhe mami Elita kanë organizuar festën ditën e sotme. Ka qenë Elita ajo e cila ka ndarë në llogarinë personale të vogëlushit të saj në Instagram, disa momente të veçanta ku shihet Zëri me fëmijët e tjerë.
Zëri mban veshur një këmishë, që siç duket nuk e preferon shumë, pasi krahas fotos së tij shkruhet “S’po du këmishë nana”.Ndërkohë, kujtojmë që Elita dhe reperi konfirmuan pak muaj më parë thashethemet se janë në pritje të fëmijës së dytë, duke zbuluar se do të bëhen me një vajzë. /abcnews.al