Presidenti Ilir Meta i quajti elementët që kanë kaluar nga LSI te PS, llumin e ish-partisë së tij që Rama i promovon si ajkën e qeverisjes. Meta tha se kjo nuk do e dëmtojë LSI por përkundrazi do i trefishojë anëtarët e saj dhe në këtë pikë shqetësimi i tij do të ishte Monika Krymemadhi që do “mburrej” për suksesin në drejtimin e partisë.
“Nuk ka asnjë problem zotëria me Ilir Metën. Dhe as me LSI. Ka problem me demokracinë dhe llogaridhënien. E ka bllokuar edhe tani se kërkon të mbajë peng vendin. Shpalli dje që do marrë peng edhe PS pas zgjedhjeve.
Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI. Ilir Meta nuk është nga ata që ndërrojnë parti, është nga ata që themelojnë parti. I vetmi shqetësimi që kam unë është se do ta trefishojë. Ai merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS. Kam frikë se do ta trefishojë dhe shqetësimi im është se kush e duron Monikën që thotë ja ku dallon në drejtim një burrë nga një grua”, tha Meta./mv.abcnews.al