Ulërima në stërvitjen e Bayern, një francez mbyll sezonin prej dëmtimit

schedule10:36 - 19 Shkurt, 2021

schedule 10:36 - 19 Shkurt, 2021

Corentinon Tolisso mbyll sezonin te Bayern Munich. Të paktën kështu pretendon Bild, që raporton se në seancën e ditës së djeshme mesfushori është dëmtuar dhe do të mungojnë për gjashtë muaj.

Francezi ka dëmtuar tendinën, kur po godiste topin dhe ulërimat janë dëgjuar deri jashtë. Seanca zhvillohej me dyer të mbyllura, por gazeta gjermane ka zbuluar gjithçka dhe raporton se Tolisso është nxjerrë nga fusha me një makinë golfi.

 

Kjo është hera e dytë që Tolisso pëson një dëmtim të rëndë. Në shtator të vitit 2018 ai pati një problem në ligament dhe humbi gjysmën e sezonit. Një lajm i keq për trajnerin Hansi Flick dhe vetë lojtari, që kurrë te Bayern Munich nuk ia doli të shpërthente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!