Rama premtim për mandatin e tretë: Kush fiton 400 mijë lekë nuk do paguajë asnjë taksë

schedule10:51 - 19 Shkurt, 2021

schedule 10:51 - 19 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po planifikon të ndryshojë skemën e progresivitetit të taksës duke nënvizuar që shqiptarët që marrin deri në 400 mijë lekë në muaj të mos kenë asnjë taksë. Ai u shpreh se PS do të vazhdojë të jetë në qeveri dhe çështja në këtë aspekt është nëse ky plan do të vihet në zbatim brenda vitit 2022 apo në 1 Janar të vitit 2023.

“Ne duam që vitin e ardhshëm të ndryshomë skemën e progresivitetit të taksës dhe duam që shqiptarët që marrin deri në 400 mijë lekë të mos kenë asnjë taksë. Po e diskutojmë sepse po bëjmë kalkulime. Ne jemi në qeveri dhe do jemi në qeveri. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që ajo që të themi të bëhet.

Ne duam të rrisim më tutje tavanin ku fillon numërohet 23% e llogarisë që fillon nga 300. Po bëjmë kalkulimin, do prezantojmë planin e veprimit. Nëse do na dalin llogaritë do e themi brenda vitit tjetër. Përndryshe do të jetë gati në 1 Janar të 2023”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!