Sipas një studimi, gratë shtatzëna rrezikojnë më tepër të infektohen me Covid-19.
Studimi, i cili u botua të martën, tregon se shkalla e infektimit me Covid-19 midis grave shtatzëna në Uashington ishte 70% më e lartë se në të rriturit e të njëjtës moshë. Normat e infeksionit në mesin e grave shtatzëna me ngjyrë ishin dy deri në katër herë më të larta se sa pritej.
Ekipi hulumtues mblodhi të dhëna nga 240 pacientë shtatzënë me Covid-19 në 35 spitale dhe klinika, të cilat përbëjnë 61% të lindjeve vjetore, nga marsi deri në qershor 2020.
Sipas studimit, shkalla e infeksionit të Covid-19 në gratë shtatzëna në shtetin e Uashingtonit ishte 13.9 për çdo 1.000 lindje, krahasuar me një normë të përgjithshme për moshat 20- 39 vjeç prej 7.3 nga 1.000.
Studiuesit sugjerojnë që gratë shtatzënë duhet të kenë përparësi në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19./abcnews.al