Përgjegjësja e Programit Kombëtar të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se janë siguruar 1.6 milion dozat e para për 800 mijë qytetarë. Sipas saj, kapacitete frigoferike në ISHP janë rreth 250 mijë doza ndërsa shtoi se me ardhjen e dozave të reja do të nisë vaksinimi paralel.
“Jemi në pritje të sasive të para të Pfizer, 40 mijë që patëm deklaruar thjesht patëm një spostim në kohë për shkak të kompanisë. Po ashtu presim të vijnë dhe vaksinat e tjera nga Astra Zeneca, dmth kemi siguruar 1.6 milionë doza vaksinim për 800 mijë qytetarë. Kemi 8 mijë ishim sasitë e parë kanë ardhur, deri tani kemi bërë rreth 2600 vaksinime dhe rreth 630 veta kanë marrë të dy dozat. Ritmet janë më të përshpejtuara se sasitë që kemi na lejojnë të ecim me ritme më të shpejta.
Kemi në ISHP, kemi dhe tek farmacia e QSUT-së, por po i mbajnë në ISHP se volumet janë të mjaftueshme por kemi mundësi të pranojmë rreth 250 mijë doza. Të parët janë personeli shëndetësor i vijës së parë, janë selektuar rreth 5 mijë personel dhe bëhet fjalë për spitalet Covid, në spitalet rajonalë personat që punojnë në infektiv, urgjencë dhe reaminacion, ndërsa mjekët e familjes nuk janë. Tek popullata kemi B1, B2 sipas grupmoshave por me ardhjen e sasive do të kemi vaksinime paralele. Ne filluam me personelin e vijës së parë, kemi nisur në azile ku nuk ka diferencë moshe.”, tha ajo.
Më tej, ajo shtoi se po punohet për një kontratë me Astra Zenecën, Modernën dhe kompani të tjera. A kemi ne kapacitete për vaksinimin masiv? “Po, për vetë faktin se kemi një program vaksinimi me një strukturë shumë të mirë, ku në cdo qendër shëndetësore ne kemi infermierë vaksinatorë dhe kësaj armate i bashkohen dhe infermierë të tjerë të qendrave shëndetësore që janë angazhuar në vaksinimin ndaj gripit. Janë llogaritur të gjithë personeli shëndetësor që merret me vaksinimin plus ata që janë marrë me vaksinimin ndaj gripit.“, u shpreh ajo. /abcnews.al