Milani nuk mundi të fitojë ndaj Crvena Zvezda sot, duke barazuar me shifrat 2-2, por nuk mbyllet me kaq. Një lajm i keq për Stefano Pioli dhe për Milanin gjatë javës që i paraprinë derbit shumë të rëndësishëm të kampionatit.
Luftëtari i mesfushës, Ismael Bennacer, i cili kohët e fundit u kthye pas një dëmtimi të gjatë, u largua nga fusha në minutën e 39-të të ndeshjes, duke prekur kofshën e djathtë të tij.
Lojtari padyshim do i nënshtrohet testeve të nevojshme, por duket thuajse e pamundur që ai të arrijë të jetë i gatshëm për ndeshjen e së derbin e së dielës ndaj Interit. Kundër Interit, pritet të jetë Tonali krah Kessie në mesfushën e Piolit. /abcnews.al