Milani po luan në Beograd përballë Crvena Zvezda, sfida e parë e raundit të 1/16 në Europa League. Theo Hernandez gjeti golin në minutën e 12-të, por VAR-i e anuloi për prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit spanjoll.
Kuqezinjtë e Piolit nuk u ndalën dhe ia kanë dalë të kalojnë në avantazh në minutën e 42-të. Castillejo hodhi një top në zonë dhe Radovan Pankov realizoi një autogol qesharak.
Avantazh i rëndësishëm për Milani, që po tenton të mbyllë që sot çështjen e kualifikimit, për të shkuar me moral të lartë në derbin e së dielës kundër Interit. /abcnews.al