Diva e muzikës, Whitney Houston ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare 9 vite më parë. Vitin e kaluar u njoftua se rezultateve të autopsisë i erdhi fundi, por tani hetimi po rihapet sërish për të zbardhur shkakun e vdekjes.
Trupi i Whitney do të duhet të zhvarroset pasi ajo dyshohet se është e vrarë nga i dashuri i saj Nick Gordon.
“Nick Gordon kishte një motiv, por edhe një mundësi për ta vrarë atë. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme për t’u hetuar”, thanë inspektorët.
“Nick ishte i pranishëm kur Whitney u gjet në vaskë”, tha një burim anonim për revistën Globe.
Autopsia e përmendur tregoi gjendjen e frikshme shëndetësore të këngëtares në momentin e vdekjes. Ajo u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në vaskë pas mbidozës me kokainë./abcnews.al