VIDEO/ Puthi një grua në vend që ta dënonte për shkelje të orës policore, pezullohet nga detyra efektivi

schedule16:31 - 18 Shkurt, 2021

schedule 16:31 - 18 Shkurt, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Peru, ku një polic është pezulluar nga puna.

Ai është kapur duke puthur një grua, të cilën duhet ta dënonte për shkak të shkeljes së orës policore në pandemi.

Gjithçka është filmuar nga kamera e sigurisë, që tregon se polici polici po puthet me gruan pasi kjo e fundit po mundohet ta bindë zyrtarin që të mos e ndëshkojë në këmbim të puthjes.

Sipas mediave huaja, polici, ende i paidentifikuar është pezulluar nga detyra dhe po zhvillohen hetime për këtë rast.

Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve, u shpreh se: “Kryetari ynë, Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Ekzistojnë disa shkelje. Gruaja e re nuk e respekton distancën sociale dhe ai e lejon këtë gjë. Më pas, ai e heq maskën dhe ia jep një puthje. Ky veprim është shumë serioz në vete dhe për këtë arsye ai është pezulluar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!