Kushtet atmosferike shtynë shumicën e përballjeve të javës së 11-të. Vetëm Erzeni-Oriku u zhvillua fundjavën e shkuar, ndërkohë që të shtunën dhe të dielën e 20-21 shkurtit do të luhen duelet e shtyra.
Të shtunën janë në plan dy përballje, Besëlidhja-Partizani B dhe kryesfida e javës, Lushnja-Egnatia. Kryesuesit e grupi B do tentojnë tre pikët, edhe pse luajnë në transfertë. Të dielën luhen katër takimet e tjera.
Në grupin A janë në program sfidat Korabi-Veleçiku dhe Burreli-Vora, me skuadrat vendase të dënuara të fitojnë. Në grupin B dueli shumë interesant është Pogradeci-Besa. Takim tjetër në plan është edhe Elbasani-Tomori. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 11
GRUPI A
E shtunë, më 20 shkurt, 13:30
Besëlidhja-Partizani B
E diel, më 21 shkurt, ora 13:30
Korabi-Veleçiku
Burreli-Vora
GRUPI B
E shtunë, më 20 shkurt, 13:30
Lushnja-Egnatia
E diel, më 21 shkurt, ora 13:30
Elbasani-Tomori
Pogradeci-Besa