Naomi Osaka dhe Jennifer Brady do të përballen të shtunën (09:30) në finalen e Australian Open, pasi kanë fituar përballjet e tyre në fazën gjysmëfinale. Japonezja i ndërpreu në mes ëndrrën amerikanes Serena Williams, e cila tenton të fitojë për të 24-n herë një Grand Slam.
Osaka ia doli të fitonte 2-0 me Williams, teksa fitoi 6-3 setin e parë dhe 6-4 të dytin, duke shkuar në finale. Japonezja do tentojë të fitojë për të katërtën herë një Grand Slam.
Amerikania Jennifer Brady u përball me ceken Karolina Muchova dhe fitoi 2-1. Seti i parë u mbyll 6-4 për amerikanen, ndërsa Muchova reagoi dhe triumfoi 6-3 në setin e dytë. Në setin final Brady ishte më superiore dhe sërish ia doli të fitonte 6-4 dhe u kualifikua në finalen e Australian Open. /abcnews.al