Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthehet “mbretëresha” Serana/ Tenistja amerikane do të luajë në turneun e dysheve në Londër

schedule13:31 - 2 Qershor, 2026

schedule 13:31 - 2 Qershor, 2026

Pas muajsh thashethemesh, tani është zyrtare: Serena Williams do kthehet sërish në fushë.

Kampionia 44-vjeçare amerikane është përfshirë në turneun e dysheve, i cili zhvillohet në fushat me bar të “Kuins Klab”, një kompeticion tradicional, që zhvillohet përpara turneut Grand Slem të “Uimbëlldon”.

Ndeshja e fundit e fitueses së 23 turneve madhorë të tenisit botëror, ishte në vitin 2022, kur ajo humbi ndaj australianes Ajla Tomljanoviç në “US Open”.



Kampionati i dysheve në “Kuins Klab” do të fillojë në Londër më 6 qershor me raundin kualifikues të femrave, ndërsa turneu do të nisë zyrtarisht më 8 qershor.

Serena do të jetë partnere me 19-vjeçaren kanadeze Viktoria Mboko, një kombinim mes përvojës dhe talentit të një brezi të ri.

Qëllimi i kthimit të saj, përveç ngjarjes së Londrës, mund të jetë edhe testimi i formës fizike përpara një pjesëmarrjeje të mundshme në “Uimbëlldon”, një turne që amerikanen e ka fituar disa herë gjatë karrierës së saj.

“Serena është një nga atletet më të mëdha të të gjitha kohërave, me një trashëgimi që shtrihet shumë përtej fushës së tenisit. Serena është më shumë sesa thjesht një kampione e shkëlqyer. Ajo është një sipërmarrëse e suksesshme, një avokate e apasionuar për kauzat që kanë rëndësi dhe një nga gratë më ikonike në botë “, tha Valeri Kamilo, Presidente e Shoqatës Botërore të Tenisit.

Rikthimi në fushë i Uilliams pritet me shumë interes nga tifozët e tenisit, që kërkojnë të shohin në aksion ish raketën numër një të botës dhe një prej tenisteve më të mira të gjitha kohërave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!