Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet Turqia ku është shprehur se pritet që normaliteti të kthehet në mars.
Erdogan lka deklaruar se masa e izolimit nëpër fundjava, me qëllim të luftimit të koronavirusit, do të hiqet varësisht nga shkalla e infektimit.
Nga muaji dhjetor, autoritetet turke zbatojnë masën e izolimit të ashpër nëpër fundjava. Ndërkohë pritet që me qëësimin e situatës me 1 mars të hapen dhe shkollat në Turqi.
Ndqrkaq deri më tani janë vaksinuar 5.7 milionë njerëz, me vaksina të kompanisë kineze, Sinovac.
Erdogan gjithashtu ka paralajmëruar hapjen e kafeneve dhe restoranteve, të cilat janë mbyllur prej disa muajsh, ku ka bërë thirrje banorëve të Turqisë që të respektojnë rregullat për luftim të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
“Ne do të kategorizojmë provincat me rrezik të ulët, të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë, varësisht nga shkalla e infektimit. Në fillim të muajit mars ne do të nisim periudhën graduale të normalizimit. Ne do të largojmë gradualisht kufizimet, duke nisur nga fundjavat, bazuar në infektim, vaksinim dhe kritere tjera në provinca”, ka thënë ai./abcnews.al