“Të specializuar” në vjedhje banesash, arrestohen katër shqiptarët në Itali

schedule22:27 - 17 Shkurt, 2021

schedule 22:27 - 17 Shkurt, 2021

Në prangat e policisë italianë ka rënë një bandë grabitësish shqiptarë që ishin të “specializuar”  në vjedhjen e apartamenteve. Të arrestuarit janë Bredar Sala, 36 vjeç, Laurenc Balla, 33 vjeç,  Ibrahim Leski, 29-vjeç si dhe Albert Cristiano, 40 vjeç.

Katër shqiptarët janë arrestuar në qendër të Ankonës, në zonën e Galleria Sipas raportimeve të mediave italiane, nga pamjet e kamerave të sigurisë në vendet ku shqiptarët kishin qenë për të vjedhur, policia vuri re praninë e një makine Citroen C3.

Kjo ishte provë që ishte vendimtare për shtrëngimin e rrethit ndaj të katërve. Makina drejtohej rregullisht nga Laurenc Balla, të cilën e kishte marrë pranë një agjencie në Camerano dhe nuk e kishte kthyer ende.

Makina me katër shqiptarët u ndoq pothuajse menjëherë në zonën ku ndodhën vjedhjet e kaluara. Në këtë mënyrë, hetuesit arritën të identifikojnë tre personat që zbrisnin nga makina.

Balla lëvizi me kujdes me automjet pasi kishin kryer vjedhjen ndërsa karabinierët e vëzhgonin në distancë. Disa orë më vonë, ndërsa Laurenci po kthehej të merrte shokët për hetuesit ishte e qartë se tashmë kishin identifikuar plotësisht bandën.

Më i riu mes të arrestuarve ishte mbajtësi i tre identiteteve të ndryshme zyrtare, në mënyrë që të devijonte një procedurë paraburgimi të lëshuar korrikun e kaluar nga Gjykata e Napolit të Veriut, për akuzat e vjedhjes, kësaj here, në provincën e Frosinone.

Edhe 29 vjeçari Ibrahim Leski mbante edhe një emër tjetër, përkatësisht Ibrahim Lleshi ose Indrit Lleshi. Policia sekuestroi kaçavida, çelësa, thika, gërshërë të mëdha dhe çdo gjë tjetër që mund të shërbente për të hapur dyer e dritare.

Midis sendeve të vjedhura, policia gjeti 12 orë si dhe rreth 3,000 euro, mallra dhe monedha, të cilat do t’u kthehen pronarëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!