Stefanos Tsitsipas konfirmohet edhe një herë si një nga talentet më të mëdhenj të tenisit, teksa sot bëri një përmbysje historike ndaj Rafael Nadal në çerekfinalet e turneut Australian Open dhe siguroi një biletë për gjysmëfinalet.
E gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 3-2. Nadal e nisi mirë sfidën dhe u duk se fitorja do shkonte lehtësisht për të, por Tsitsipas tregoi shpirt të madh gare dhe u rikthye heroikisht në garë.
A comeback for the ages!
Stefanos Tsitsipas rallies from two sets down to stun Rafa Nadal at the #AusOpen pic.twitter.com/3FpAus6irR
— US Open Tennis (@usopen) February 17, 2021
Në dy setet e para Nadal dominoi totalisht, duke i fituar 6-3 dhe 6-2, por në të tretin Tsitsipas u kthye në lojë, duke përfituar edhe nga lodhja e spanjollit dhe freskia e tij.
I treti shkoi për grekun, që qe një set “maratonë” dhe u mbyll me shifrat 7-6. Në setin e katërt ishte sërish Tsitsipas, që triumfoi 6-4, këtë herë më lehtë, edhe pse iu deshën plot 56 minuta për ta mbyllur.
MASSIVE COMEBACK STEF
Stefanos Tsitsipas becomes the second player to beat Rafael Nadal from 0-2 down at Slams with a 3-6, 2-6, 7-6, 6-4, 7-5! Tremendous battle… ?? #Ausopen pic.twitter.com/9avGqwvhmd
— くれふぁ (@umbre_sports532) February 17, 2021
Barazim dhe arritje e madhe e grekut, që kthen gjithçka dhe lë fatet e ndeshjes për setin e pestë. Ky fundit ishte ai më epiku, teksa shërbimet e forta të grekut vendosën shumë.
Në këtë set ai grumbulloi plot 7 “aces”. Në fund Nadal u mundua të qëndronte, por forca dhe freskia e Tsitsipas, vetëm 22 vjeç, fitoi dhe i hoqi mundësinë Nadal të fitojë një tjetër trofe, që do e ngrinte në majën e historisë së tenisit. /abcnews.al
Deym, Nadal (world number 2) is now out of the Australian Open. That was some intense match!! 5 set in over 4hr epic. Tsitsipas was on fire tonight. ??? #AustralianOpen2021 pic.twitter.com/ShavRR9I7D
— Hans (@oninn_97) February 17, 2021