Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dha miratimin për automjetin e parë fluturues, që mund të arrijë një shpejtësi deri në 160 km/orë. Kompania Terrafugia Transition ka marrë dritën jeshile, pasi fitoi certifikatën e specialitetit për aftësitë ajrore të avionëve të lehtë.
Versioni i parë është në dispozicion për pilotët dhe shkollat e fluturimit, ndërsa pritet të miratohet për përdorim të gjerë pasi të plotësojë standartet e sigurisë rrugore. Shoferët do të jenë në gjendje të kthehen nga fluturimi për më pak se një minutë, duke u ngritur dhe ulur në aeroporte të vogla ose autostrada.
Kompania shpreson të prodhojë hibridin me dy vende në 2022. Mundësuar nga një motor 100-hp Rotax 912iS Sport me injektim të karburantit, Transition ka një shpejtësi maksimale prej 160 km/orë dhe një diapazon rreth 400 milje. Motori i avionit mund të funksionojë me benzinë premium ose karburant aeroplani 100LL, ndërsa makina mundësohet nga një motor elektrik hibrid. /abcnews.al