Pecnikaj: Spitalet rajonale duhet të hapeshin që në fillim të pandemisë, të shtohen testet e shpejta

schedule12:38 - 17 Shkurt, 2021

schedule 12:38 - 17 Shkurt, 2021

Petagogu Ilir Pecnikaj këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në studion e ABC ku ka komentuar situatën e fundit të krijuar nga Covid në vendin tonë.

Pecnikaj në fjalën e tij është shprehur se menaxhimi i situatës Covid duhet të bëhej që në fillim dhe jo të pritej ezaurimi i kapaciteteve shëndetësore.

Sipas tij hapja e spitaleve rajonale duhej të ishte një hap që duhet të merrej që në fillim të pandemisë është shumë vonë për një hap të tillë.

Ai ka komentuar dhe ardhjen e vaksinave ku është shprehur se është thjesht një propagandë pasi transparenca mbi të gjitha ka rëndësi sa i përket kësaj fushate në të gjithë botën.

“Sot sërish po kërkohet mbyllja e zonave të kuqe siç mbylli shkollat. Shkollat në të gjithë botën janë quajtur si vatra për përhapjen e Covid. Mënyra e organizimit dhe shembulli që qeveria vetë ka dhënë në respektimin e masave anti Covid është shembulli më i keq që qeveria ka dhënë.  Ne kemi një problem të madh, që në fillim çdo menaxhim në këtë krizë është bërë vetëm për propagandë. Unë e kam quajtur buldozjeri i propagandës, ne sot kemi numrin më të vogël të mjekëve në Evropë. Ne kemi numrin më të lartë në jetë e humbura nga Covid, kemi 40 jetë të humbura. Protokolli anti Covid në çdo spital është mënyra që ka arritur të bëjë që shumë vende të Evropës të kenë sa më pak humbje jete.

Pfizer është përjashtuar nga ministri i atëhershëm Beqaj, nëse ajo do të ishte këtu s’ishte nevoja që Ram atë ikte në SHBA por e kishte këtu. Tani shkon dhe merr doza fshehurazi ose kontrabandë. Mund ti quajmë kështu se e para gjë që duhet të bëhej kur erdhën vaksinat e para ishte vendimi tek qendra e barnave, ndërsa parlamenti miraton dhe ligjin për ruajtjen e sekretit pse duhej një gjë e tillë. Sipas të dhënave dhe pse nuk ishte aq sekret ne kemi paguar 12 euro për vaksinë. 20% i vaksinave nga AstraZeneca në kontratë e kemi që dozat të vijnë deri në 2023.

970 dozat e para janë bëra me në javë dhe nëse do të bëjmë me ritme të tilla do të na duhen 240 vjet. Ne po na ikin njerëzit para se ti vaksinojmë dhe para se ti shtrojmë në spital. I patë dje në spital, nuk është faji i mjekut pasi janë një numër i madh pacientësh që pritet që të shtrohen dhe mjekët nuk dinë nga të shkojnë.

Ne jemi i vetmi vend në Evropë që kemi rritje të numrit të rasteve të reja me Covid. Testet e shpejta duhet të shtohen për këtë është e rëndësishme që shteti ti subvecionojë laboratorët private që duket që deri më tani kanë bërë një punë të mirë”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!