Manastirliu: S’janë ezauaruar kapacitet e 4 spitaleve COVID, 20 të shtruar në Durrës e Shkodër

schedule10:48 - 17 Shkurt, 2021

schedule 10:48 - 17 Shkurt, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se kapacitetet e spitaleve COVID në Tiranë nuk janë ezauruar ende pasi theksoi se janë shtuar kapacitetet duke e çuar numrin e shtretërve në 600. Ajo tha se në spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës janë aktualisht 20 të shtruar të konfirmuar pozitivë ndërsa pjesë tjetër janë shtrime dinamike.

“Nuk janë ezauaruar kapacitet e 4 spitaleve COVID në Tiranë. Ka 550 shtertër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600.  Në spitalet rajonale janë 60 shtretër dhe 80 shtretër.

Në të gjitha spitalet rajonale është duke u ofruan shërbim për rastet post-COVID dhe për ata që janë duke pritur analizat. Aktualisht në dy spitalet rajonale ka rreth 20 të shtruar të konfirmuar pozitivë. Shtrimet janë dinamike sepse disa transferohen në Tiranë”, u shpreh ministrja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!