Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fillimi i fundit për diktatorin e vetëm të Europës

schedule10:46 - 17 Shkurt, 2021

schedule 10:46 - 17 Shkurt, 2021

Nga Tomas Tobe, euobserver

Që nga viti 1989, zhvillimet në pjesën më të madhe të Europës janë karakterizuar nga demokracia, liria dhe prosperiteti.

Presidenti Aleksandr Lukashenko ka qeverisur Bjellorusinë që prej 1994, por që nga gushti i vitit të kaluar kanë vazhduar protestat demokratike për rrëzimin nga pushteti të tij.

Në një mënyrë apo në një tjetër, kryengritja publike, forca dhe vendosmëria e popullit bjellorus kërkon  fillimin e fundit të diktatorit të vetëm në Europë. Bashkimi Euopian ka një detyrim moral për të mbështetur lëvizjen demokratike në Bjellorusi.

Deri më tani, përgjigja e Bashkimit Europian ka qenë mjaft e ekuilibruar, megjithëse me shenja të pavendosmërisë dhe veprimit të menjëhershëm.

Pas një fillimi të ngadaltë, i cili thekson nevojën për të rifilluar diskutimin se si të reformohet procesi i vendimmarrjes në punët e jashtme të BE-së, vendimi për zbatimin e sanksioneve u diskutua në Këshillin Europian.

Nga ana e Parlamentit Europian, qendra e vëmendjes, në shumë raste, është përqendruar në luftën e opozitës dhe nevojën për mbështetje.

Tomas Tobe, anëtar i parlamentit europian ka deklaruar se është i kënaqur që Suedia është një nga vendet e BE-së që është tërhequr nga disa projekte në lidhje me regjimin.

Sidoqoftë, qasja e ndryshme midis vendeve anëtare përsëri thekson nevojën për një përgjigje më koherente të politikës së BE-së mbi këto çështje. Bashkimi Europian është donatori më i madh  në botë dhe kështu ka mundësi të mëdha për të përdorur politikën e zhvillimit si një mjet për të bërë presion mbi regjimet në të gjithë botën.

Për më tepër, ndërsa mbështet një qasje ndryshe të regjimit demokratik në Bjellorusi, BE gjithashtu duhet të fillojë të përgatitet për atë që mund të ndodhë kur Lukashenko nuk do të jetë më në pushtet.

Të gjithë shpresojnë që transferimi i pushtetit të ndodhë në mënyrë paqësore. Prandaj, është e rëndësishme që BE të mos veprojë me naivitet.

BE duhet të shpresojë për më të mirën dhe të përgatitet për më të keqen.

Duke kujtuar Pranverën Arabe, BE duhet të jetë e përgatitur për çdo gjë nëse zhvillimet në Bjellorusi marrin kthesa të papritura  dhe të gabuara. Për shembull, nuk ka gjasa që Kremlini të heqë dorë nga ndërhyrjet gjatë transferimit të pushtetit në Bjellorusi.

Minsk dhe Moskë

Vladimir Putin ka qenë i pakënaqur  me Lukashenko. Sidoqoftë, Tomas Tobe thekson se Putin e ka të vështirë  të pranojë një revolucion demokratik në një vend fqinj.

Ajo që ka më shumë të ngjarë është se Moska do të përpiqet për të garantuar një regjim në Minsk që do të jetë besnik ndaj Rusisë. Kjo ka ndodhur edhe më parë dhe mund të ndodhë përsëri.

Sidoqoftë, me administratën e re amerikane, ka shpresa që Shtetet e Bashkuara të marrin përsëri përgjegjësitë e tyre për lirinë dhe demokracinë në botë. Kjo do të thotë, në një skenar më të mirë, presidenti Joe Biden do të mbrojë opozitën demokratike në Bjellorusi nga ndërhyrjet dhe agresioni rus.

Në çdo skenar të ardhshëm, BE ndoshta nuk do të luajë një rol kryesor kur bëhet fjalë për politikën e sigurisë ushtarake në Bjellorusi. Sidoqoftë, kjo nuk është domosdoshmërish diçka negative.

Pikat e forta ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s mund të stepin ​ Rusinë, ndërsa BE po përdor fuqitë e saj ekonomikë që situata të marrë drejtimin e duhur.

Potencialisht, një qasje tjetër mund të jetë që BE të veprojë me  Bjellorusinë e lirë në të njëjtën mënyrë si Gjermania Perëndimore veproi me RDGJ(Republika Demokratike e Gjermanisë) gjatë ribashkimit; duke investuar në  burime të rëndësishme politike dhe ekonomike për të fuqizuar Bjellorusinë.

Është e qartë që institucionet legjitime, transparenca, qeverisja e mirë dhe një ekonomi funksionale janë të nevojshme për një tranzicion të suksesshëm në demokraci.

BE sigurisht ka të dy mjetet financiare dhe instrumentet e nevojshme për të mbështetur përpjekje të tilla. Protestuesit paqësorë dhe çuditërisht të guximshëm demokratikë ende po përballen me dhunë në rrugët e Minskut.

Lukashenko ende qëndron në pushtet, pavarësisht përpjekjeve  të opozitës. Ndërsa gushti i vitit 2020 do të hyjë në histori si fillimi i fundit për regjimin e Lukashenkos, ka shumë punë për të bërë para se të rrëzohet diktatori i fundit i Europës. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!