Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arbnora i dhuron Kosovës një “Guinness” për Pavarësinë: Dashurinë për vendin e shpreh përmes punës

schedule09:39 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:39 - 17 Shkurt, 2021

Arbnora Idrizi ka realizuar flamurin e Kosovës në Skënderaj me letra, për të cilin është vlerësuar nga Guinness. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, duke folur për këtë projekt tejet të veçantë, ajo tregoi se bashkë me stafin e saj kanë shpenzuar 14 orë punë, dhe se kishte për qëllim që kjo të ishte një dhuratë për Pavarësinë e Kosovës.

“Ka qenë një punë e mundimshme, e kemi nisur me 6 Shkurt dhe e kemi përfunduar për 14 orë. Ka qenë e vështirë por është dashur që t’i realizojmë pjesët e letrës pasi vështirësit kanë qenë që në momentet e para. Kemi patur vështirësi tek pjesa e lidhjes së yjeve pasi është dashur që copat të numërohen dhe të koordinohen me njëra-tjetrën.”, u shpreh Arbnora. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!