Ish deputeti Vangjel Tavo ka reaguar në lidhje me humbjen e jetës së dy punonjësve të OSHEE në Gjirokastër.
Tavo përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se humbja e jetës së dy elektricistëve është një ngjarje e rëndë dhe e trishtueshme.
“I trishtuar thellë nga humbja e jetës së dy elektriçistëve të palodhur Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj të cilët humbën jetën në detyrë teksa kalonin lumin me makinë për të shkuar e rregulluar një avari. Dy profesionistë të vërtetë e njerëz të përkushtuar.
Ngushëllime të thella familjeve, miqve dhe të afërmve.
Kjo është një humbje e madhe.
Në këtë tragjedi nuk ka vend për politikë por është turp i madh – turp – turp – turp për këtë shtet.
Çfarë shteti është ky? Turp”, shkruan Tavo./abcnews.al