Shpërthen Etna, vullkani dhuron spektakël

schedule09:01 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:01 - 17 Shkurt, 2021

Vullkani Etna në Itali ka shpërthyer përsëri duke dhënë një spektakël të vërtetë të natyrës. Aktivitet i i fortë shpërthyes ka ndodhur nga krateri jug-lindor, ndërsa nga llava është krijuar një re e lartë hiri drejt jugut.

‘Kolona’ e tymit ka qenë e dukshme për më shumë se 100 kilometra. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi emetimin e llavës përgjatë murit perëndimor të Valle del Bove , ku fronti i llavës arriti një lartësi prej rreth dy mijë metra mbi nivelin e detit.

Aeroporti ndërkombëtar i Catania ka pezulluar fluturimet e tij për shkak të emergjencës së hirit të llavës. Kolona e tymit dhe hirit të lëshuar nga krateri Jug-Lindor është mbi një kilometër i lartë dhe errësira nuk lejon të garantojë sigurinë e fluturimeve.

Etna ndodhet në ishullin e Siçilisë në jug të Italisë dhe është një ndër vullkanet më aktive në botë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!