Gerrard: Suarez ishte kafshë, por Torres ma copëtoi zemrën më së shumti

schedule18:36 - 16 Shkurt, 2021

schedule 18:36 - 16 Shkurt, 2021

Steven Gerrard, një nga legjendat e gjalla të Liverpoolit së fundmi ka folur për të shkuarën e tij në Merseyside dhe më të mirëve që ka pasur atje. Trajneri i Rangers tregon madheshtinë e Suarez e Torres dhe tregon se kush i theu zemrën më shumë.

“Nëse më pyet kush ishte lojtari më i mirë ditë pas dite vazhdimisht, Luis Suarez ishte një kafshë, por vitet e mia më të mira ishin me Fernando Torres.

Nuk luajta sa duhet me Torres sepse ai shkoi te Chelsea dhe kjo ma theu zemrën. Isha shumë i trishtuar kur ai u largua. Në atë kohë ne po punonim që të ishim sa më afër skuadrave më të mëdha.

 

Kur Torres ishte këtu, unë shënova shumë gola dhe isha në kulmin e karrierës sime, isha në formë fantastike. E kuptoj se situata e secilit është e ndryshme, njerëzit kanë ëndrra të ndryshme dhe zgjedhin rrugën e tyre, jo të gjithë janë djem të qytetit që e duan klubin, por gjithsesi më dhemb kur dikush largohet.

U përpoqa t’i tregoja atij dhe agjentit të tij gjithashtu, por ishte diçka që nuk mund ta ndryshoja. Po, unë gjithashtu kam luajtur me Fowler, por isha shumë i ri dhe shumë i njomë. Kam luajtur edhe pak më shumë me Owen, por unë shpesh isha i dëmtuar dhe nuk isha në vitet e mia më të mira.

 Me Torres dhe Suarez ishte momenti perfekt, aq më tepër me Torres sepse kemi përkuar në ato vite midis 2006, 2007 dhe 2008 kur ndjeva se mund të dilja përballë kujtdo në fushë. Nuk më interesonte aspak kush ishte”, u shpreh Gerrard. /abcnews.al