Gratë bëjnë çmos për të pasur një fytyrë të freskët për aq kohë sa të jetë e mundur. Disa preferojnë mënyra të shëndetshme jetese, ndërsa të tjera preferojnë të përdorin kozmetikën ose operacionet plastike. Ne ju sugjerojmë të bashkoheni me grupin e parë, dhe jo pa arsye.
Një maskë fytyre e bërë me vaj kokosi ose sodë, e pastron lëkurën nga qelizat e vdekura, heq papastërtitë dhe e bën fytyrën më të butë. Këto maska janë shumë të njohura. Ato mund të bëhen në shtëpi, nga produktet natyrore, pa shtuar substanca të dëmshme në trup.
Soda e bukës
Soda neutralizon çekuilibrat e pH, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të puçrrave dhe lëkurës së thatë. Soda eliminon inflamacionin dhe skuqjen, trajton lëkurën problematike dhe minimizon madhësinë e puçrrave, informon abcnews.al.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është një agjent u mirë, ushqyes dhe hidratues me veti antibakteriale dhe antivirale. Mund të shërojë gjithashtu sëmundje të lëkurës si ekzema dhe lëkura e thatë kronike. Vaji i kokosit shëron plagët, prandaj është i shkëlqyeshëm për lëkurën me akne.
Këtu keni një recetë e thjeshtë dhe duhen vetëm disa sekonda për t’u bërë.
Përbërësit:
- 2 lugë çaji vaj organik kokosi.
- 1 lugë çaji sodë (kontrolloni që të mos ketë alumin në përbërje).
Udhëzimet:
- Përzieni përbërësit në një tas të vogël. Përdorni menjëherë dhe mos e ruani. Kjo do të thotë, përgatituni vetëm për një aplikim.
- Sigurohuni që përzierja të formojë një pastë dhe butësisht vendoseni në lëkurë me lëvizje rrethore, informon abcnews.al.
- Maska duhet të mbahet në fytyrë jo më shumë se 5 minuta.
- Lani fytyrën me ujë të ngrohtë, duke e masazhuar përsëri lëkurën me lëvizje rrethore.
- Thani fytyrën me një peshqir të pastër. Vaji i kokosit duhet të ngopë mirë lëkurën me ujë, prandaj mos përdorni krem hidratues./e.b-abcnews.al