Meghan Markle dhe princ Harry, të cilët janë prindër të një djali, njoftuan të dielën se familja e tyre do të zgjerohet. “Ne konfirmojmë se Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”, tha zëdhënësi i çiftit të dielën.
Ndërsa shumë fansa janë kuriozë të mësojnë më shumë rreth vogëlushit të tyre, Meghan dhe Harry po mbajnë disa detaje për veten e tyre, si gjinia e bebushit dhe data kur pritet të vijë në jetë.
Koha e zbulimit të shtatzanisë së Meghan ishte jashtëzakonisht e ëmbël për shumë arsye, mes së cilave dhënia e lajmit për Shën Valentin. Sidoqoftë, çifti i bëri homazhe dhe princeshës së ndjerë, Diana-s në një mënyrë të veçantë.
Princesha Diana njoftoi gjithashtu se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e saj të dytë me Princin Charles në muajin Shkurt dhe për këtë arsye fansat mendojnë se është një gjest i mirëmenduar nga ana e çiftit për të nderuar të ndjerën. /abcnews.al