Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett mëngjesin e së martës ka vizituar Albin Kurtin.
Vizita e tij ndodh pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve.
Ndërkohë ambasadori nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat në lidhje me temën që është diskutuar në takim.
Kosnett pas zgjedhjeve kishte përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës./abcnews.al