Ambientet e pallatit të Sportit në Vlorë janë bërë gati për të nisur procesin e vaksinimit. ABC mëson se të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha.
Nuk dihet ende kur do të nisë vaksinimi, ndërkohë që prezente do të jetë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Mbrëmë në Shqipëri mbërritën 7020 doza nga “Pfizer”, ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi më herët se do të vijohet me qendrat e vaksinimit në Shkodër, më pas me Vlorën, ndërkohë që stafi i Durrësit, Elbasanit do të vaksinohen në Tiranë.
Teksa u pyet se kur do të fillojë vaksinimi tek qytetarët, kryeministri Edi Rama theksoi dje se në javët e ardhshme pritet që të nisë edhe për të moshuarit, paralelisht me personelin mjekësor./mv.abcnews.al