Gjatë 24 orëve të fundit Kina ka konfimruar 16 raste të reja me Covid. Të gjitha rastet ishin infeksione të importuara me origjinë jashtë shtetit dhe nuk kishte asnjë vdekje të re apo raste të reja të dyshuara të raportuara.
Mediat e huaja bëjnë me dije se kishte edhe 11 infeksione të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara Covid-19, përkundrejt 10 një ditë më parë.
Kina pa një ringjallje të sëmundjes në janar, kur një grumbull i ri u shfaq në Hebei dhe më vonë u shtri në krahinat veri-lindore Heilongjiang dhe Jilin, në shpërthimin më të keq të vendit që nga marsi./abcnews.al

