Një njeri i ndyshon mesatarisht pizhamat do 13 netë. Gratë zakonisht do 17 netë, edhe pse kanë shumë yë tjera. Por ndërsa fleni kaq shumë netë me të njëjtat pizhama, ne do ju tregojmë disa pasoja alarmante që kanë ato në shëndetin tuaj.
Flini në një mjedis jo të shëndeshëm
Pizhamet ngjiten për lëkurën tuaj dhe duke i veshur përditë, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të fillojnë të mblidhen në veshjet tuaja. Edhe nëse lani rregullisht çarçafët, ato nuk do të qëndrojë të freskëta për shumë kohë sepse po vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me rrobat e natës të palara. Veshja e të njëjtave pizhame natë pas nate mund të shkaktojnë infeksione që mund të jenë të vështira për t’u trajtuar.
Mund të transferoni mikrobet në veshje të tjera.
Kur vendosni pizhamet tuaja në lavatriçe, bakteret në të mund të kalojnë në të gjitha linjat e tjera të larjes. Nëse i keni veshur rrobat e natës për 2 javë rresht, larja nuk do të jetë në gjendje të heqë qafe shumicën e mikrobeve dhe ato do të transferohen në rroba të tjera që vijnë në kontakt me lëkurën.
Ndikojnë në cilësinë tuaj të gjumit.
Ngjashëm me mënyrën sesi çarçafët e larë mund t’ju japin një ndjenjë relaksimi, fjetja me rroba të pastra nate ju bën të ndiheni të freskët. Fjetja me pizhama të djersitura mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës dhe t’ju shkaktojë kruajtje.
Mund të përkeqësojnë alergjitë tuaja
Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit ose keni çrregullime të tjera të frymëmarrjes, fjetja me pizhame të palara mund të shkaktojë dëme serioze. Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit, është më mirë të ndryshoni pizhamet tuaja çdo natë.
Mund t’ju shkaktojnë puçrra.
Kur nuk i ndërroni rrobat e natës, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në pëlhurë. Kur djersitni në gjumë, pizhamet thithin djersë, duke shkaktuar puçrra.
Kanë erë të keqe.
Rrobat tuaja të natës thithin djersën, duke krijuar një mikroklimë perfekte për bakteret. Ata lulëzojnë në vende të lagështa dhe të errëta, duke krijuar erëra të këqija dhe duke prishur gjumin tuaj.
Mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar.
Kur vishni të njëjtat pizhame natë pas nate, sistemi juaj imunitar lufton vazhdimisht kundër mikrobeve, komplikimeve të frymëmarrjes dhe alergjive. Të gjithë ata faktorë mund të dobësojnë mbrojtjen e trupit tuaj, duke e bërë më të vështirë për t’ju mbrojtur nga viruset./e.b-abcnews.al