Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka uruar në emër të qeverisë SHBA-së, qytetarët e Serbisë për Ditën e Shtetësisë dhe njëkohësisht ka përsëritur qëndrimin e Presidentit Joe Biden për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që synon njohjen e ndërsjellë.
“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe një gatishmëri për kompromis nga të dy palët”, është shprehur se Sekretari amerikan i Shtetit në një deklaratë zyrtare në ditën e shtetësisë serbe.
Siç raportojnë mediat serbe, Blinken ka kujtuar se sivjet shënohet 140 vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike midis dy vendeve.
Kërkesa e sekretarit Blinken vjen pas letrës që presidenti amerikan, Joe Biden, në një letër urimi drejtuar presidentit Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, kërkoi nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke. sb/abcnews.al/