“Më vjen turp që të kam kryeministër”! Rama nxehet me qytetarin: Jashtë, po ndot mjedisin

schedule17:42 - 15 Shkurt, 2021

schedule 17:42 - 15 Shkurt, 2021

Ndjekësit në Facebook kanë “ngacmuar” kryeministrin Edi Rama duke e “thumbuar” lidhur me zgjedhjet në Kosovë, të cilat i fitoi bindshëm Vetëvendosje. “Ka ardhur koha e ndryshimit edhe në Shqipëri… shpresojmë populli ta kuptoje mos bjerë pre e propagandës së stilit Putin…” shkruan një qytetar në një nga postimet e kreut të qeverisë shqiptare.

E sigurisht, përgjigja e Edi Ramës ka qenë e menjëhershme, të cilit i kërkon të presë edhe pak se prilli po vjen. “Ahahahah po si s’e gjeta nje demokratikas normal ketu, te gjithe kane frike se mos gabon populli. Duro duro se ja erdhi prilli e na e tregon populli si vazhdon kjo pune”.

Një tjetër komentues, i irrituar, i drejtohet Edi Ramës duke i thënë se i vjen turp që e ka kryeministër, pasi edhe Kosova është më lart se Shqipëria për procesin zgjedhor. Në këtë pikë, Edi Rama nuk mban më.

Ne fakt ti meriton te dalesh jashte qe ketu si ndotes mjedisi me kete gjuhe vulgare, por kjo eshte pune e Rojes se Etikes se faqes, jo imja, nderkohe qe duke te bashkangjitur pershendetjen time per zgjedhjet ne Kosove, uroj qe Zoti te ta lehtesoje barren e mllefit qe te ka trashur gjuhen dhe renduar qepallat e syve” shkruan Rama. Më poshtë po ju sjellim disa nga replikat e kreut të qeverisë shqiptare me komentuesit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!