“Përvishni krahët, ju pret një jetë tjetër”, Rama batuta në Durrës: Pse rri me duar në xhepa?

schedule16:28 - 15 Shkurt, 2021

schedule 16:28 - 15 Shkurt, 2021

Pasditen e sotme kreu i qeverisë, Edi Rama ishte në fshatin Kullë, në Sukth të Durrësit ku ndoqi nga afër punimet për procesin e rindërtimit që po vijon.

“Edhe pak ditë dhe 43 shtëpi do të hapin dyert për familjet e prekura nga tërmeti, disa prej të cilave fitojnë edhe shtëpi plus sipas kurorëve të mbledhura në shtëpinë e mëparshme” tha kryeministri.

Gjatë bisedave Edi Rama kishte disa porosi për familjet që përfitojnë. “Si kur t’i përvishni krahët, të rregulloni edhe oborrin se me gjithë këto shtëpi të bukura, dilni pini kafe këtu” tha ai.

“Do të jeni në një jetë tjetër. Më mirë prishet” tha më tej. Si cdo herë nuk munguan edhe batutat. “Pse rri me duar në xhepa apo i do gati, i bën baba. Ke ndonjë “iPhone” të bësh ndonjë koment në facebook” i tha ai, djalit të njërit prej kryefamiljarëve që përfitojnë nga rindërtimi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!