Biden: Pres me padurim bashkëpunimin me Draghin

schedule14:01 - 15 Shkurt, 2021

schedule 14:01 - 15 Shkurt, 2021

Presidenti amerikan, Joe Biden uroi kryeministrin italian, Mario Draghi në një mesazh në Twitter dhe theksoi se mezi priste të bashkëpunonte me të për të forcuar marrëdhënien mes dy vendeve.


“Urime, kryeministër Mario Draghi. Uroj të kemi një bashkëpunim të ngushtë me njeri-tjetrin për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë, të bashkëpunojmë gjatë udhëheqjes suaj të G20 dhe të trajtojmë së bashku sfidat globale që nga COVID-19 deri te ndryshimi i klimës”, theksoi Joe Biden në një mesazh në Twitter.

Mario Draghi u betua para kreut të shtetit Sergio Matarela me 13 shkurt.

Një zëdhënës nga departamenti i shtetit të SHBA-së  tha  për agjencisë italiane të lajmeve ANSA: “Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të gjatë dhe historike me Italinë. Ne përgëzojmë qeverinë e re italiane dhe shpresojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin për të rritur rezultatet tona dhe për të adresuar shumë sfida me të cilat po përballemi si një komunitet global “./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!