COVID i mori jetën ish-prefektit të Vlorës, Basha: Do mbahet mend për kontributin për demokracinë

schedule13:29 - 15 Shkurt, 2021

schedule 13:29 - 15 Shkurt, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-prefektit të Vlorës Eduart Velçani. Basha shkruan se Velçani ishte një qytetar me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

“Me hidhërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eduart Velçanit që humbi betejën me Covid-19. Qytetari me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë ka qenë mbështetës për çdo problematikë të bashkëqytetarëve të tij vlonjatë.

Ai do të mbahet mend për kontributin e tij për demokracinë, angazhimin si prefekt i Vlorës, dhe në degën e PD së Vlorës të cilën ndihmoi ta themelonte. Ngushëllimet e mija më të ndjera për Edvanin dhe Albanin dhe bashkëshorten Valentinën e miqtë e tij të shumtë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!