Murrizi-Gjonajt: Kush ia çonte gjyqtares të dënuarit në Fushë-Krujë?

schedule12:00 - 15 Shkurt, 2021

schedule 12:00 - 15 Shkurt, 2021

Me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi ka komentuar arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha. Murrizi iu drejtua ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke i thënë se përse nuk e zbulojnë skemën e transferimit të të dënuarve në burgun e Fushë-Krujës.

“Shumë mirë bëtë që e arrestuat Enkeleda Hoxhën. Kam një pyetje për ministren e Drejtësisë, kush ia çon kësaj gjyqtareje të burgosur me dënim të përjetshëm në burgun e Fushë Krujës? Kush i bën transferimet. Si shkon këta si kinga të gjithë në burgun e Fushë-Krujës.

Ju i çoni lëndë të parë se keni kurdisur zinxhirin. Më 25 prill shqiptarët kanë në dorë të çrrënjosin aktorët e pistë dhe palaçot politikë të 30 viteve që bëjnë sikur zihen por janë në sinkron të njëri-tjetrit. Prandaj nuk belbëzojnë ata.

Besoj se do të kopjojnë qytetarinë e qytetarëve të Kosovës. Rrangallet në këtë sallë duhet të shkojnë or skrap të gjithë”, tha Murrizi ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!