Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen penale për Ervin Matën.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se biznesmeni do të gjykohet për kallëzim të rremë.
Ndërkohë për të njëjtën akuzë do të gjykohen edhe miqtë e tij Ajax Boshnjaku, Geldo Hoti, Redi Popesku dhe Fabio Allushi.
Ndërkohë ish-komandoja Meviol Bilo do të gjykohet për plagosje në kushtet e mbrojtjes ekstreme në dëm të Eljon Hatos.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018, ku një përplasje mes bandash, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elion Hato.
Të përfshirë në këtë ngjarje, janë edhe Fabiol Alushi, Geldo Hoti, dhe truproja e Matës, Meviol Billo. Ky i fundit i cili dyshohet se ka qëlluar Fabiol Gaxhën, vazhdon të jetë në kërkim./abcnews.al