Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar në përfundim të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë se partitë në Shqipëri duhet të marrin shembullin e atyre në Kosovë për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.
Ai përsëriti apelin për KQZ për të mundësuar të drejtën e votës për emigrantët përmes postës, duke iu referuar kështu sërish shembullit të Kosovës.
“Partitë politike duhet të pranojnë rezultatin. Uroj që edhe në Shqipëri pas 25 Prillit çdo parti politike të pranojë rezultatin.
Ne respektojmë afatet e vendosura nga Kodi Zgjedhor. Ne vazhdojmë të bëjmë konsultime. PS ka vetëm një aleat që janë qytetarët. Në listat e PS do të keni djem dhe vajza, burra dhe gra që kanë jetuar jashtë vendit dhe sot janë të gatshëm të vijnë në parlamentin e Shqipërisë. Ne kemi marrë këtë iniciativë për t’u dhënë atyre mundësinë. Përsëris apelin për KQZ që të mundësojë votën për emigrantët. Në kushtet e pandemisë lëvizja e tyre është e pamundur.
Ju e patë në Kosovë ishte i madh numri i atyre që votuan me postë dhe atyre që u desh të votonin për të shprehur votën e tyre Unë po ju them që ne kemi krijuar një instrument të mirë për t’i shndërruar lisat e PS në liste përfaqësimi. Ne kemi bashkëqeverisur me njerëzit në këtë mandat. Jo të gjitha punët kanë përfunduar. Rindërtimi është në një proces të rëndësishëm. Ne nuk kemi lënë askënd vetëm. Ne po vazhdojmë. Të dhënat e muajit janar”, tha Balla./mv.abcnews.al

